Ka ndodhur

Vidhet një shumë parash në një biznes në Tiranë, 36-vjeçari denoncon në polici

Gazeta Si - Një biznes në kryeqytet është grabitur nga persona të paidentifikuar. Ka qenë vetë 36-vjeçari A.S., administratori i biznesit, i cili ka kallëzuar në polici se dyqani i tij në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë është vjedhur dhe është marrë një shumë e papërcaktuar parash.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë