Ka ndodhur

Turku kapet me 12.000 euro, kanabis dhe pasaportë false në portin e Durrësit

Gazeta Si - Një 41-vjeçar nga Turqia është vënë në pranga, pasi iu gjetën 12 mijë euro të padeklaruara, lëndë narkotike dhe pasaportë e falsifikuar në portin e Durrësit.

Turku me iniciale A.T., banues në Barcelonë të Spanjës, tentoi të hynte në Shqipëri me shumën e eurove të padeklaruara dhe sasinë e kanabisit, duke përdorur pasaportë spanjolle të falsifikuar.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë