Ka ndodhur

Përmirësohet situata pas reshjeve, rreth 700 ha tokë të përmbytura në Shkodër e Lezhë

Gazeta Si - Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të vendit, shtabet e emergjencave raportojnë për një situatë më të qetë këtë të hënë.

Megjithatë, në zonat më të përmbytura në Shkodër dhe Lezhë, raportohet për rreth 700 hektarë toke në ujë.

Në Vlorë niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë, duke mos rrezikuar përmbytje. Edhe në Shkodër kuotat e lumenjve janë larg kuotave maksimale.

Flitet për gati 1 mijë ha toka të përmbytura ndërsa në oborret e banesave ujë është tërhequr

Në Fushë Krujë

Edhe pse reshjet kanë pushuar dhe niveli i lumit Ishëm ka rënë, në zonën e Murqinës vijon të ketë sipërfaqe të mëdha të përmbytura dhe vijojnë të jenë të izoluara rreth 20 familje.

Kjo situatë krijohet nga kanalet e pa pastruara të cilat në vend ne që ta përcjellin ujin në lumë e kthejnë atë duke bërë që niveli i ujit mos të ulet.

Në Lezhë

Në qarkun e Lezhës rezultojnë rreth 410 ha tokë nën ujë, kurse në oborret e banesave ujë është tërhequr

Në territorin e qarkut Lezhë ka pasur mesatarisht rreth 30 mm reshje.

Kuotat e lumenjve: Kuota e lumit Drin +1.05 m nga +2 .0 kuota kritike. Lumenjtë Mat dhe Gjadër nuk kanë kuota te larta për tu shqetësuar.

Në Vlorë

Reshjet e shiut të cilat ulën intensitetin e tyre në jug prej pasdites së djeshme kanë bërë që prurjet në lumin Vjosë nga Greqia-Gjirokastra-Tepelena të fillojnë të ulen ndjeshëm.

Sot niveli i ujit në lumin Vjosë ka rënë nën nivelin e tij kritik ku rrezikonte ditën e djeshme niveli i Vjosës arriti thuajse në 7 metra duke rrezikuar përmbytjet.

Ditën e sotme niveli i Vjosës ka rënë nën 6 metra duke sjell një përmirësim të situatës e cila po mbahet ende nën monitorim pasi mund të ketë të papritura.

Niveli kritik i Vjosës që shkakton përmbytje është mbi 7.5 metra mbi nivelin e saj të përditshëm

Në Shkodër

Kuota Drin 5.20 m (nga 5.90 m  ) 7.50 m kuota maksimale. Kuota Liqen 7.85 m  (nga 8.00 m) 8.70 m kuota maksimale.

Në Njësinë administrative Ana Malit ka përmbytje në një sipërfaqe prej 300 ha tokë. Në rrugën e Obotit nuk ka më prezencë uji.

Mungon energjia elektrike në pjesën më të madhe të njësinë administrative Guri Zi.

Në Elbasan

Reshjet e shiut kanë qenë të përhapura në të gjithë qarkun, me intensitet të lartë , por nuk kanë krijuar problematika. Raportohet se akset rrugore janë të hapura me ndonjë prezence sporadike të inerteve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë