Ka ndodhur

Makina bie nga ura në lumë, humb jetën drejtuesi 45-vjeçar në Korçë

Gazeta Si - Një 45-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë në fshatin Polenë të Korçës, ku makina ka përfunduar në lumë, pasi ka rënë nga ura.

Viktima e këtij aksidenti është Artan Pishtari nga Voskopoja, drejtuesi i automjetit tip “Nissan”.

Drejt vendngjarjes u dërguan ambulanca, shërbimet e Policisë Rrugore dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë, të drejtuesit të automjetit, i cili udhëtonte i vetëm.

Trupi i 45-vjeçarit, u dërgua në morgun e spitalit Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë