Gazeta Si - Tre të rinj nga Kosova janë arrestuar në aeroportin e Rinasit pasi paraqitën dokumente false në sportelin në dalje nga vendi. Të arrestuarit janë L.I. 24 vjeç, Sh.H. 26 vjeç dhe P.A.27 vjeç.
Punonjësit e policisë patën dyshime për origjinalitetin e dokumenteve dhe i verifikuan nënë laboratorin e Policisë Kufitare, ku doli se lejet e qëndrimit dhe vulat ishin të falsifikuara.
Në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. H., rezident në Gjermani, i cili kundrejt shumave të konsiderueshme në euro, iu kishte siguruar lejet e qëndrimit dhe vulat në pasaporta, këtyre shtetasve.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.