Ka ndodhur

Rrëshqitje dherash pranë Tunelit të Murrizit, bllokohet lëvizja në Rrugën e Arbrit

Gazeta Si - Në orët e para të mëngjesit të së dielës, qarkullimi në Rrugën e Arbrit është bllokuar për rreth 1 orë për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Sipas raportimeve të autoriteteve lokale, masivi i dheut ka rrëshqitur në afërsi të tunelit të Murrizit.

Për pasojë është bllokuar qarkullimi i mjeteve për rreth një orë. Ka ndërhyrë një fadromë e kompanisë ndërtuese të rrugës e cila ka bërë të mundur zhbllokimin dhe kalimin e mjeteve.

Edhe një vit më parë një rrëshqitje në po të njëjtin vend ka bllokuar për më shumë se 24 orë rrugën.

Shkak i rrëshqitjes së dherave janë reshjet e dendura të shiut, që kanë nisur mbrëmjen e të shtunës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë