Ka ndodhur

Dy të plagosur me armë në Fushë-Krujë, autori i dehur qëlloi shokun dhe veten gjatë festës së ditëlindjes

Gazeta Si - Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tapizë të Fushë-Krujë pak para mesnatës së të dielës.

Sipas burimeve policore, mësohet se në tavolinën e lokalit ku ndodhi ngjarjaishin 6 shokë, të cilët ishin mbledhur për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre dhe për ironi të fatit, ditëlindjen e kishte pikërisht personi që mbeti i plagosur.

Ai është Lorenc Cani 25 vjeç, i cili u qëllua me armë nga shoku i tij Xhentil Sefa 25 vjeç, pas një debati që nisi mes tyre për shkaqe banale. Dyshohet se ata kanë qenë edhe nën efektin e alkoolit.

Lorenc Cani u qëllua me armë në shpatull, ndërsa autori Xhentil Sefa u vetëplagos me armë në dorë. Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autori, i cili është vetëplagosur, është arrestuar nga policia për akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Dy prej shokëve kallëzuan ngjarjen në polici dhe pasi iu mor dëshmia u lanë të lirë. Ndërsa dy të tjerë, janë arrestuar: pronari i lokalit H.M., dhe F.K.

Sipas policisë, pronari i lokalit, H.M., ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

Ai akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Ndërsa F.K., 28 vjeç akuzohet për moskallëzim krimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë