Ka ndodhur

Makina përplas për vdekje një person në Elbasan

Gazeta Si - Një këmbësor humbi tragjikisht vdekjen pasditen e kësaj të premteje në Elbasan, pasi u përplas nga një automjet.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Po ashtu mësohet se në vendngjarja ndodhet policia e cila nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë