Ka ndodhur

Aksident në Qafën e Muzinës, 50-vjeçarja humb jetën në vendngjarje

Gazeta Si - Një 50-vjeçare ka humbur jetën mesditën e kësaj të premteje në Sarandë, pasi makina me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga.

Policia thotë se rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, shtetasja E.B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, gruaja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë