Ka ndodhur

Dyshohet se mori 131 mijë euro ryshfet për një tender, arrestohet ish-zyrtarja e OSHEE

Gazeta Si - Albana Ferraj, 48 vjeçe është arrestuar në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për përfitimin e shumës 132 mijë euro si ryshfet për të favorizuar një kompani italiane për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Ferraj, e cila kishte postin e drejtoreshës së kabinetit pranë OSHEE, ishte arkëtuesja e ryshfetit nga kompania italiane "Com Metodi" s.p.a me seli në Milano.

SPAK i ka caktuar masën e sigurisë  "arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë