Ka ndodhur

Tiranë, burri merr gruan nga puna e fut në lokal dhe e dhunon

Gazeta Si – Një grua është marrë me forcë dhe është dhunuar nga bashkëshorti i saj në Tiranë edhe pse ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Autori është arrestuar dhe policia thotë se ai është Amarildo Shabani, 33 vjeç banues në Tiranë.

Ky i fundit kishte shkuar në vendin e punës së gruas së tij, ku e kishte marrë me forcë dhe më pas e kishte çuar në një lokal pa dëshirën e saj.

Policia njofton se burri e kishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Ai u arrestua për veprat penale heqje e paligjshme e lirisë, dhunë në familje dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.

Ndërkohë, gruaja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga gjykata


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë