Politike

Osmani: Kam ardhur për vizat për Kosovën dhe jo për dialog me Vuçiç

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha para nisjes së Samitit të BE në Tiranë se në fund të këtij viti do të aplikojnë për në BE. Për gazetarët, ajo tha se këtu nuk është vendi për të dialoguar me Serbinë, por theksoi se duhet të përqendrohen tek njohja e ndërsjellë.

“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë. Një çështje do të jetë edhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit sa i përket çështjeve të vizave.

Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit. Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin.

Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj”, tha Osmani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë