Gazeta Si – Aeroporti i Tiranës ka njoftuar këtë të hënë se të gjithë pasagjerët, të cilët kanë për të udhëtuar ditën e martë 6 dhjetor 2022 nga ky aeroport, të jenë të pranishëm në terminal 4 orë para fluturimit të tyre.
Në njoftim në rrjetet sociale, TIA thekson se kjo do të bëhet në kuadër të masave të marra për samitin Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor dhe se kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët tyë mos rrezikojnë të humbasin fluturimin e tyre.
“TIA njofton që të gjithë pasagjerët të cilët kanë për të udhëtuar nga TIA në datë 6 Dhjetor, janë të lutur që të jenë në aeroport 4 orë para fluturimit të tyre për shkak të masave të marra për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kjo prezencë kërkohet në mënyrë që pasagjerët mos të rrezikojnë humbjen e fluturimit të tyre”, njofton Aeroporti i Tiranës.
Policia ka publikuar hartën e kufizimeve të trafikut duke sqaruar edhe rrugët alternative për hyrjen në Tiranë nga veriu, nga Durrësi, por edhe nga Elbasani.
Të martë, nga ora 06:00 e mëngjesit rruga nga aeroporti, në Qafë Kashar e më pas drejt Tiranës, do të jetë e bllokuar deri në rreth rritullimin e Saukut dhe Rrugën e Elbasanit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



