Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën në makinë me doza heroine gati për shitje.
Me finalizimin e operacionit policor të koduar “Weekend”, u arrestuan në flagrancë shtetasit E. S., 21 vjeç dhe A. V., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.
“Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit “Weekend”, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me të cilin udhëtonin 2 shtetasit e arrestuar. Si rezultat, këtyre shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



