Gazeta Si – Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në murin rrethues të një vile në lagjen Nr.1 të qytetit të Sarandës rreth orës 04:45 të kësaj të hëne.
Nga shpërthimi me lëndë eksplozive në banesën e shtetasit L.L., janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka asnjë të lënduar.
Në objektin 3-katësh ku u vendos eksplozivi, jetonte familja prej 4 anëtarësh e 54-vjecarit.
Ky i fundit rezulton ndërtues, ndërsa më parë ka qenë punonjës i administratës publike.
Nga burime paraprake, mësohet se muajt e fundit ai është kallëzuar madje dhe shoqëruar në Komisariat lidhur me një objekt në ndërtim e sipër në lagjen nr.1.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



