Ka ndodhur

Dhëndri plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin në Vlorë pas një konflikti

Gazeta Si – Babë e bir mbetën të plagosur me thikë mbrëmjen e të dielës nga dhëndri 27-vjeçar i familjes.

Burime zyrtare të policisë thonë se të plagosurit, të moshës 60 dhe 30 vjeç u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja u regjistrua në lagjen “1 Maji”, Vlorë.

Sa i përket autorit të ngjarjes, ai u largua nga vendi i ngjarjes, për t’u arrestuar pak orë më pas nga policia.

Në një njoftim të dytë për mediat, autoritetet thanë se shkak për plagosjen e dyfishtë është bërë një konflikt i çastit, për motive të dobëta.

“Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.

Në vendngjarje, në cilësinë e provës materiale, policia gjeti dhe sekuestroi 2 mjete prerëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë