Gazeta Si – Një 40-vjeçar i identifikuar si Danjel Bushi nga Durrësi ka mbërritur në orët e para të mëngjesit i plagosur me armë zjarri në spitalin rajonal.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.17 Durrës, ku policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas njoftimit.
Sipas policisë, ka rezultuar se Danjel Bushi është plagosur nga 28-vjeçari Gabriel Peqini për motive ende të paqarta.
Policia po vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhet dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, ku po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




