Ka ndodhur

Arrest kardiak teksa drejtonte motomjetin, humb jetën 45-vjeçari në Lushnjë

Gazeta Si – Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë.

Policia thotë se 45-vjeçari P.K., ka qenë duke drejtuar motorin kur ka humbur ekuilibrin mbi mjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se 45-vjeçari ka humbur ekulibrin mbi drejtimin e motorit për shkak të një arresti kardiak. Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë