Gazeta Si – Një 18-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi në banesë iu gjet një armë zjarri pistoletë.
Policia thotë se me këtë armë u vetëplagos aksidentalisht shoku i tij 17 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbante në banesë një armë zjarri pistoletë, me të cilën është vetëplagosur aksidentalisht, në këmbë, shoku i tij 17 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, – njofton policia.
Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




