Ka ndodhur

Dhunohet drejtori i OSHEE-së së Lezhë, shpallen në kërkim autorët

Gazeta Si – Edmir Perndreca, drejtori i OSHEE-së të Lezhës, është rrahur sot nga tre persona, të cilët janë shpallur në kërkim. Shkaku i ngjarjes ka të bëjë me kontrollet e OSHEE-së dhe ndërprerjen e energjisë për klientët debitorë.

Konflikti ka nisur pas goditjes që autorët i kanë bërë makinës së drejtorit Edmir Perndreca. Ata kanë zbritur nga makina dhe e kanë dhunuar më pas, por dyshohet se e gjitha kjo ishte një inskenim.

Pas përplasjes, drejtori i OSHEE dhe shoferi i makinës së dytë nisën të konfliktoheshin.

Në konflikt u përfshinë edhe dy pasagjerët që ndodheshin në makinën e dytë, të cilët dhunuan drejtorin e OSHEE. Ky i fundit ka pësuar dëmtime fizike dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij paraqitet jashtë rrezikut.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe shoqëruar autorët e përfshirë në këtë konflikt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë