Ka ndodhur

Reshje dëbore në veri të vendit, zbardhet aksi Bogë-Theth

Gazeta Si – Prej mbrëmjes së të martës, reshjet e dëborës kanë përfshirë Veriun e Shqipërisë në zonën e Dukagjinit, Kelmendit dhe pikën turistike të Thethit.

Në akset Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh kanë filluar reshje dëbore me intensitet të ulët.

Edhe temperaturat janë të ulëta, në Qafë Thore shkojnë deri në -2°C. ARRSH thotë se vazhdon kriposja e rrugëve për të evituar ngricat. 

Ditët e fundit, edhe juglindja e verilindja e vendit është përfshirë nga reshje bore sidomos në zonat malore, si në Dardhë të Korçës dhe në Bulqizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë