Gazeta Si – Një 57 vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ka kërcënuar nipin e tij se do ta vriste për motive pronësie.
Policia tha se mori një kallëzim nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste për motive pronësie.
Kështu, gjatë operacionin policor të koduar “Property”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




