Tre persona që ishin identifikuar si autorë të disa vjedhjeve, kanë përfunduar në prangat e policisë së Lezhës.
Në një njoftim për mediat, policia thotw se tre të arrestuarit kishin kryer vjedhje në banesa dhe në ambiente të ndryshme, në Lezhë dhe në Laç.
Blutë kanë zbardhur një sërë vjedhjesh të kryera gjatë këtij viti, nga 3 të dyshuarit me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje.
Si rezultat i këtij operacioni, janë ndaluar shtetasit e shpallur në kërkim:
– Gj. C., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi më datë 21.11.2022, ka vjedhur në banesën e një shtetasi;
– Gj. Ll., 51 vjeç, banues në Kurbin, pasi më datë 08.11.2022, ka vjedhur në Kurbin, disa krerë bagëti të imta, në pronësi të një shtetasi;
– A. D., 47 vjeç, banues në fshatin Gjormë, Kurbin, pasi nga veprimet hetimore, rezulton autor i disa vjedhjeve, konkretisht:
Me datë 20.11.2022, ka vjedhur materiale, në banesën e një shtetasi;
Me datë 09.11.2022, ka vjedhur në Lezhë, celularin e një shtetasi;
Me datë 22.06.2022, ka vjedhur në Laç, vegla pune, në magazinën e një shtetasi.
Të 3 të ndaluarit janë shtetas me precedentë të mëparshëm kriminal, po për vjedhje. Materialet procedurale i kaluan prokurorive pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




