Gazeta Si – Gjashtë persona janë arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni të policisë për të goditur fenomenin e mashtrimeve me “Call Center”.
Të arrestuarit janë administratori i këtij subjekti, Ergi Nurçellari 25 vjeç dhe 5 punonjësit operatorë K. Gj. 25 vjeç, Sh. F. 26 vjeç, A. Sh. 20 vjeç, K. K. 20 vjeç dhe H. S. 26 vjeç.
Ndërsa një tjetër punonjëse është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Në kërkim nga policia është shpallur edhe administratori tjetër P. A. 29 vjeç.
Këta persona, të cilët administronin dhe punonin një “Call Center” në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.
Gjatë aksionit policor, u sekuestruan 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




