Ka ndodhur

Peleshi paralajmëron: Veriu drejt përmirësimit, reshjet po zhvendosen në jug

Gazeta Si – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi paralajmëron se situata problematike nga reshjet në veri, mund të zhvendoset me kalimin e orëve në jug të vendit.

Peleshi tha se ka pasur një përmirësim të situatës dhe tërheqje të ujit në disa zona në Shkodër dhe Lezhë, por reshjet me intensitet të konsiderueshëm mund të vijojnë në pjesën tjetër të vendit.

“Kemi një zhvendosje drejt Jugut të reshjeve me intensitet të konsiderueshme, pritet të kemi prurje të shtuara në lumenjtë Shushicë e Drinos. Një problematikë në Gjirokastër ku era e fortë ka shkëputur energjinë në disa zona, OSHEE po punon për ta rikthyer”, – u shpreh ministri gjatë një deklarate për mediat.

Pelshi tha se situata në veri të vendit po shkon drejt normalizimit, ndërsa theksoi se nga Komani janë ndërprerë shkarkimet.

“Reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar. Uji është tërhequr ¾ e sipërfaqes është liruar, kemi ende sipërfaqe në ujë. Në Shkodër, vijojnë të evukuuar 22 familje nga 52 që ishin në fillim 83 persona nga 318 që ishin në fillim, 1305 ha sipërfaqja e përmbytur. Në Lezhë, 4 banesa me presence uji 1300 ha sipërfaqja e përmbytur. Po minitorojmë jugun, pasi reshjet po zhvendosen”.

Sipas tij, lumenjtë “Drin dhe Buna janë tashmë nën kuotat e nivelit kritik nuk janë më kërcënues. Nuk ka probleme në lumenj të tjerë. Në Durrës, Kukës e Dibër situata po shkon drejt normalizimit. Akset nacionale të hapura, ndërsa ato dytësore për sa kohë ka reshje ka edhe rrezikshmëri, ndaj apelojmë drejtuesit për kujdes”, – shtoi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë