Ka ndodhur

Në furgon me 13 emigrantë të paligjshëm arrestohen 3 persona në Korçë

Gazeta Si – Tre persona janë vënë në pranga në Korçë, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 

Në një furgon tip Benz që u ndalua në rrugën Korçë-Pogradec u gjetën të fshehur 13 emigrantë ilegalë. Atyre u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.

Në flagrancë u arrestua shoferi i furgonit, A.B. 44 vjeç. Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë të tij, të cilët udhëtonin me një makinë tjetër dhe kontrollonin rrugën përpara nëse kishte prezencë policore. Edhe këta të dyshuar, R.H. 22 vjeç dhe O.B. 28 vjeç, u arrestuan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë