Ka ndodhur

Shpërthim tritoli në një lokal në Librazhd, shoqërohen disa persona

Gazeta Si – Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në Librazhd në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Sipas policisë, lënda plasëse u hodh përballë lokalit të shtetasit me iniciale Dh.K., rreth orës 02:30 të mëngjesit.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e policisë, janë shoqëruar disa persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë