Politike

Edmond Spaho: Borrell, antishqiptar. Kurtit i lumtë që refuzoi marrëveshjen

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho e ka cilësuar Shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, një antishqiptar kur iu referua takimit të dështuar mes Presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës në Bruksel.

“Propozimi që Kosova të pezullojë vendimin për zëvendësimin e targave kurse Serbia të pezullojë vendimin për furnizimin me targa të jashtëligjshme është kaq qesharak sa vetëm një antishqiptar si Borrel mund ta bëjë.

I lumtë Albin Kurtit që e ka refuzuar pasi ky propozim nuk synon zgjidhjen e çështjes por mbajtjen e konfliktit hapur dhe fajësimin e Kosovës.

Si mendoni ju të mençurit e opozitës në Kosove dhe djem te bindur të ndërkombëtarëve që favorizojnë Serbinë, do ta miratonit këtë propozim, apo do ta hidhnit në koshin e plehrave nëse do ishit në qeverisje?”, shkruan Spaho në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë