Duke parë përkeqësimin e kushteve atmosferike, Bashkia e Vlorës ka njoftuar dhe kërkuar nga qytetarët që të mos parkojnë automjetet në zonat me risk të lartë të njohura si: Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj.
“Instituti i Gjeoshkencave dhe Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, informojnë se Qarku i Vlorës ka hyrë në zonën me risk, ku parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë gjatë ditës. Ju bëjmë thirrje të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë, në veçanti te “Albano&Romina”, Biblioteka Publike, në “Skelë” te dykalimshi, etj. Grupet tona do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Vlorës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




