Ka ndodhur

Përkeqësimi i motit, Peleshi: Në 5 qarqe ka reshje të dendura, bashkitë të marrin masa

Reshjet e dendura të shiut gjatë kësaj të diele, kanë bërë që ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile, t’i bëjnë thirrje pushtetit vendor që të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka thënë se janë 5 qarqe ku pritet të ketë reshje të dendura shiu, përkatësisht në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

“Duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike, pritet që mbi vendin tonë në orët në vijim në qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, të ketë reshje intensive të cilat mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane”, ka shkruar Peleshi duke shtuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile i bën thirrje pushtetit vendor të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

“Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”, shkruan Peleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë