Ka ndodhur

Arrestohet në Durrës 62-vjeçari i dënuar në Itali, mbante 4 identitete të ndryshme

Gazeta Si – Mustafa Shullani, i cili mbante 4 identitete të ndryshme, është vënë në pranga në Durrës, pasi Gjykata e Apelit të Bolonjës në Itali, e ka dënuar me 17 vjet e 1 muaj burg.

Policia thotë se 62-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuara nga ligji penal italian.

Me qëllim vuajtjen e periudhës prej 11 vjet e 4 muaj burgim, të mbetur nga dënimi total, kjo gjykatë apeli ka lëshuar për këtë shtetas, një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Mustafa Shullani njihej me identitete të tjera: Hasan Shullani, Ferdinand Behari dhe Faje Shullani), 62 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë