Gazeta Si – Një bandë italo-shqiptare që merrej me trafikuan e drogës është shkatërruar nga policia italiane në Savona.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, banda përbëhej nga anëtarë të moshave nga 42 deri në 60 vjeç.
Në pranga ranë tre persona, të cilët akuzohen gjithashtu se kanë tentuar që të nxjerrin 178 kilogramë kokainë në një kontejner në portin e Vado Ligure-s.
Operacioni, i cili u zhvillua ditën e sotme, ishte pjesë e një hetimi kompleks i policisë i shtrirë përgjatë viteve 2020 dhe 2021, ku më herët janë vënë në pranga 5 persona dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.
Sipas asaj që raportojnë mediat, gjatë hetimeve janë verifikuar rastet e trafikut të 18 kilogramëve hashash dhe gjysmë kilogrami kokainë. Aktiviteti i paligjshëm do të kishte sjellë në total 5 milionë 5uro fitime.
Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 të cilët e nisën pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e cila ishte pikënisja e këtij operacioni.
Gjatë kësaj kohe janë sekuestruar 18 kg hashash dhe 500 gramë kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




