Gazeta Si – Konizma e kishës së Shën Sotirit në bulevardin “Republika” në Korçë, ka rënë pre e vjedhjes për të disatën herë.
Sipas policisë, persona ende të pa identifikuar kanë hapur me forcë arkën e dhurimeve financiare të besimtarëve.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mendohet se kanë qenë më e pakta dy persona që kanë kryer vjedhjen.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe mendohet se kanë qenë më e pakta dy persona që kanë kryer vjedhjen.
Policia ka sekuestruar pamjet e një prej kamerave të bizneseve ngjitur me konizmën e kishës, ashtu siç ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të tjera përreth si dhe të Zyrës Rajonale të Punësimit që ndodhet përballë vendit të ngjarjes.
Nuk është hera e parë që ky objekt kulti vidhet nga persona të ndryshëm dhe vetëm një herë policia ka kapur autorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




