Gazeta Si – Një 50-vjeçar nga Kukësi është gjetur i pajetë në banesën e tij. Ai kishte humbur kontaktet me të afërmit, të cilët kishin bërë një denoncim.
Shtetasi me iniciale A. K. jetonte vetëm. Forcat zjarrëfikëse kanë hapur me forcë derën e mbyllur të banesës dhe kanë gjetur 50-vjeçarin që kishte ndërruar jetë. Policia dyshon se ai ka qenë në gjendje depresioni dhe ka vrarë veten, duke prerë damarët me thikë.
Njoftimi policisë:
Më datë 14.11.2022, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Kukës, ka bërë kallëzim shtetasi Y. K., se kishte disa ditë që kishte humbur kontaktet me të afërmin e tij, shtetasin A. K.
Mënjëherë, shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, së bashku me shtetasin Y. K., kanë shkuar në banesën e shtetasit A. K. Shërbimet e zjarrfikëses kanë hapur me forcë derën e cila ishte e mbyllur nga brenda dhe në banesë kanë gjetur të pajetë shtetasin A. K., 50 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. K., në gjendje depresioni, është vetëvrarë, disa ditë më parë, duke prerë damarët me thikë. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën, me të cilën dyshohet se ai është vetëvrarë.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




