Ka ndodhur

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Vlorë-Fier

Gazeta Si – Një automjet i tipit ‘Volksvagen’ ka marrë flakë pasditen e në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit të Panajasë.

Automjeti drejtohej nga shtetasja E.D dhe për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz, ndërsa makina është shkrumbuar nga flakët. Shkak mësohet se ka qenë një defekt në makinë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, që ka filluar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë