Ka ndodhur

Përplasen dy makina në Krujë, dy shoferët përfundojnë në spital

Gazeta Si – Një makinë është përplasur me një furgon mallrash mëngjesin e kësaj të hëne në Derven të Krujës.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy shoferët. Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i fugonit ka mbetur i bllokuar për rreth 50 minuta brenda mjetit, ndërsa është nxjerrë nga forcat zjarrfikëse.

“Mëngjesin e sotëm, në Derven, Krujë, automjeti me drejtues shtetasin F. M. është përplasur me një furgon mallrash, me drejtues shtetasin L. M., 62 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë