Ka ndodhur

Sekuestrohen 58 kilogramë kanabis, arrestohen babë e bir në Elbasan

Gazeta Si – Babë e bir kanë janë arrestuar në Elbasan, pasi akuzohen për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga gjithashtu ka rënë administratori i Njësisë Administrative Gracen, si dhe kryeplaku i fshatit Bodin, në Njësinë Administrative Gracen, Elbasan.

Sakaq në hetim janë edhe 3 shtetas të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

“Të arrestuarit janë  Selim Beqari 62 vjeç, banues në fshatin Bodin, dhe Zamir Beqari, 27 vjeç, banues në Sarandë (babë e bir)”, njofton policia.

Nga kontrolli i ushtruar në tokën e këtyre shtetasve, në fshatin Bodin, Gracen, Elbasan, janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 17 bimë të prera, të dyshuara narkotike kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 58 kilogramë.

Njëkohësisht, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit:

– Fadil Salla, 58 vjeç , banues në Elbasan, administratori i Njësisë Administrative Gracen, Elbasan;

– Ramiz Beqari, 62 vjeç, kryeplaku i fshatit Bodin, Gracen, Elbasan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë