Ka ndodhur

Tregtonte naftë kontrabandë, në pranga 54-vjeçari nga Korça

Gazeta Si – Një skemë mashtrimit nga një 54-vjeçar nga Korça, i cili tregtonte naftë kontrabandë është zbuluar nga policia.

Për pasojë 54-vjeçari me iniciale Dh. F është arrestuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Ndërsa motra e tij, E.Ç., 48 vjeç është proceduar penalisht, pasi në banesën e saj policia gjeti 300 litra naftë të kontrabanduar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetases E. Ç., u gjetën pajisje për prodhimin dhe përpunimin e brumit.

Nga veprimet hetimore rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e prodhimit dhe përpunimit të brumit, pa dokumentacion dhe pa licencën përkatëse.

54-vjeçari kontrabandonte sasi të konsiderueshme nafte nga Maqedonia e Veriut, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Goricë, me një automjet tip “Benz”, të cilit i kishte modifikuar dhe zmadhuar serbatorin.

Sasinë e naftës të kontrabanduar, 54-vjeçari e transportonte në banesën e motrës së tij, shtetases E. Ç., dhe më pas e shiste te persona të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë