Ka ndodhur

Sekuestrohen 25 mijë euro të padeklaruara në doganën e Morinës

Gazeta Si – Një 45 vjeçar është proceduar penalisht në pikën Kufitare të Morinës pasi iu gjetën 25 mijë euro të padeklaruara. Sipas policisë, shtetasi A.A., nuk kishte deklaruar shumën që mbante me vete.

Automjeti i tij tip “Tauran” iu nënshtrua kontrollit të imtësishëm dhe pas kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës që mbante me vete, u zbulua shuma prej 25 mijë eurosh.

I dyshuari, banues në Prishtinë, akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë