Ka ndodhur

Vlorë, shkrumbohen gjatë natës dy makina të një 49-vjeçari

Gazeta Si – Dy automjete janë djegur gjatë natës në fshatin Nartë të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të natës.

Sipas policisë, makinat janë në pronësi të 49-vjeçarit me iniciale A.G., banues në Nartë.

Automjetet kanë qenë të parkuara kur u përfshinë nga flakët. Nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë