Lojëra me Dore

Karoline Garsia ngre trofeun e ‘Wta Finals 2022’, mund Sabalenkën në 2 sete

Gazeta Si – Tensitja franceze, numri 4 në botë, fitoi me meritë titullin më të rëndësishëm në karrierën e saj. Garsia kompletoi një rrugëtim të gjatë, që pas dy vitesh të vështira e ngjiti në majat e tenisit botëror.

‘Aeroplani’ i Karoline Garsias është ulur mbi trofeun e ‘Wta Finals 2022’. Tenistja franceze shënoi në këtë turne arritjen më të madhe të karrierës, duke u shpallur kampione. Ajo ishte “maestroja” e këtij edicioni të Fort Worth në Texas, që nuk do të mbahet mend si më spektakolari, por prestigji mbetet po ai.

Garsia mundi në një finale të bukur Arina Sabalenkën, 7-6 dhe 6-4. Sabalenka edhe një herë tjetër humbi titullin, por këtë herë nuk është vetëm faji i saj. Francezja ishte thjesht më mirë se bjellorusja jo vetëm në momentet kruçale të ndeshjes, por edhe në gjëra të vogla.

Shërbimi mbi të gjitha ishte ‘arma’ kryesore e Garsias, e cila realizoi 11 ejs në total, 10 vetëm në setin e parë. Një rendiment i nivelit të lartë, që e detyroi Sabalenkën të dorëzohej, edhe pse i provoi të gjitha.

Dhe Garsia fluturoi si një aeroplan, që prej kohësh është simbol i festimeve të saj në fushë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë