Gazeta Si – Katër persona të maskuar kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës një market në qendër të fshatit Voskop.
Pronari i lokalit, Bledar Leska thotë se nga pamjet e kamerave të sigurisë ka parë që 4 persona kanë zbritur nga një mjet të zi, tip “Golf” rreth orës 04:00 të mëngjesit.
Sipas tij, njëri prej autorëve të krimit mbante në dorë një armë, tip automatik scorpion me tytë të prerë me të cilën ka thyer xhamin e pjesës së poshtme të derës.
Të 4 personat kanë hyrë në market dhe kanë marrë nga kasaforta rreth 1 milionë lekë të vjetra, pije, cigare dhe ëmbëlsira.
Policia e Korçës ka nisur hetimet për ngjarjen, të cilën paraprakisht e ka klasifikuar si vjedhje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




