Ngjarje

Mbajti ngujuar familjen, një tragjedi që lindi nga problemet e shëndetit mendor. Asnjë nuk vuri re mungesën e gruas dhe fëmijëve për 6 vjet

Gazeta Si – “Ai kaloi në depresion sepse i shembën shtëpinë vëllait të tij. Dhe na sillnin letrat neve dhe atij si fqinj për të na i shembur edhe ne. Aty kaloi në depresion”, kështu shprehet Luani, një 32 vjeçar i cili është nga Dibra dhe pa me sytë e tij transformimin e familjes së Gjergj Laçit, i arrestuar për prodhim dhe armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Gjergj Laçi

Ajo që zbuloi policia sipas burimeve të Gazetasi.al ndonëse serviret si një ekstremist dhe radikal, nuk është gjë tjetër veçse një tragjedi e nisur nga probleme të shëndetit mendor. Të bindur se fqinji vuante nga depresioni i ngecur mes varfërisë, dhe dështimit për t’u socializuar, fqinjët shtojnë për Gazetasi.al se i arrestuari e detyroi familjen të mos dilte jashtë portës.

Fqinji i Gjergj Laçit

“Në fillim ishte gruaja e tij që vumë re që nuk dilte jashtë portës prej druri dhe gardhit. Më pas kuptuam që as djemtë nuk dilnin. Nuk e di e kam harruar fytyrën e saj, kishte rrethuar ballkonin me batanije dhe ajo qëndronte aty. Nuk e di nëse ja diktonte besimi këtë gjë, por ishim informuar se burri nuk pranonte askënd brenda”, shprehet një tjetër fqinje për Gazetasi.al.

Policia thotë se arrestimi i të dyshuarit që jetonte në kushte ekstreme varfërie, në një shtëpi dy katëshe pas pallatave sociale, rruga Pesë Maji, u arrestua për llogari të antiterrorit.

Po mbetet e paqartë se si një seri shërbimesh nuk vërejtën që djemtë e çiftit nuk e frekuentonin më shkollën, njëri prej të cilëve duhet të niste gjimnazin.

I dyshuari ju thoshte familjarëve se nuk duhet të dilnin nga shtëpia mbasi rrezikonin t’i vrisnin dhe se do sëmureshin nga Covidi.

Më tej familja u detyrua prej tij të qëndronte e mbyllur dhe kjo gjë besohet se ka zgjatur shtatë vjet. Denoncimi u krye nga të afërmit e tij, thotë policia për Gazetasi.al të cilët i mbanin me ushqime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë