Gazeta Si – Sajmir Brahimi, 37 vjeç, i shpallur në kërkim është ekstraduar nga Greqia drejt Shpërisë pasi ishte dënuar me 12 vjet burg për veprën penale “vjedhje me dhunë”.
Sajmir Brahimi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
37-vjeçari Brahimi në bashkëpunim me një tjetërQ. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë qytetarit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




