Gazeta Si – Lundrimi i anijeve të vogla dhe anijeve të peshikimit është ndaluar në Gjirin e Vlorës për datat 4 deri 5 nëntor (këtë të premte dhe të shtunën).
Shkak për këtë është bërë moti i keq, ndërsa përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të jetë mbas orës 18:00 të ditës së nesërme.
Për këtë arsye, janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë këtyre 2 ditëve.
Parashikohet që përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit, do të jetë pas orës 18:00 të datë 5 nëntor (të shtunën pasdite).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




