Gazeta Si – Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në lagjen “Punëtore”.
Mësohet se furgoni i linjës Dropull-Kakavijë, që drejtohej nga 45-vjeçari G.D., është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga 36-vjeçari A.Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga Th.D., 37 vjeç.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit G.D., drejtuesi i automjetit “Benz”, A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




