Politike

Debati për emigrantët, Rama nga Berlini: Të shënjestrosh një komunitet nuk tingëllon britanike, por britmë nga çmendina

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Berlini për debatin e ngritur në Britani për emigrantët shqiptarë, pas deklaratave nga politikanë britanikë që flasin për “pushtim nga shqiptarët në kufi”.

Rama nënvizoi sërish ashtu si edhe më herët se ky është një problem që e ka Britania e Madhe e duhet ta zgjidhë ajo, duke marrë shembull Gjermanë

“Unë mendoj që ky vend këtu është një shembull. Gjermania pati një problem të ngjashëm ku me valën e madhe krizën e refugjatëve njerëz nga rajoni e Shqipëria shkuan e nuk dëgjova asnjë politikan e jo më ministra të flasin për pushtim.

Nuk dëgjova kurrë asnjë politikan gjerman e jo më ministër të qeverisë të flasë për shqiptarët që janë kriminelë e sjellin kriminelë por pashë një qeveri mjaft të interesuar për ta trajtuar çështjen me dinjitet e respekt e për të ecur në mënyrë konkrete duke e radhitur Shqipërinë në vendet e origjinës së sigurt, duke forcuar sistemin e aplikimeve e duke i dhënë fund asaj trazie të atij momenti në mënyrën më dinjitoze e të respektuar.

Ndaj në vend që të ndizej një narrativë e çmendur pushtuesish e gangsterësh lidhur me kufirin, përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani e të mësojnë shpejt e të ndreqin problemet e veta.

Ne në Shqipëri s’jemi të ndreqim problemet që kanë në Britani… Në burgjet britanike shifrat flasin për më pak se 1 %, të shënjestrosh një komunitet e të flasësh për kriminelë nuk tingëllon diçka shumë britanike por si një britmë nga një çmendinë”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që zhvilloi me kancelarin gjerman dhe Presidenten e Komisionit Europian.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë