Gazeta Si – Një 66-vjeçar ra në prangat e Policisë së Lushnjës, pasi dhunoi fizikisht vëllain e tij. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se 66-vjeçari i cili jeton në Tiranë, ka shkatërruar gjithashtu varrin e kunatës së ndjerë. Shkaqet e ngjarjes në fjalë nuk janë të qarta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin L. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ardenicë, Lushnjë, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij si edhe ka shkatërruar varrin e bashkëshortes së vëllait”, thuhet në një njoftim të policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




