Gazeta Si – Një 40-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e të martës, pasi e zunë poshtë disa materiale inerte që u rrëzuan nga lartësia.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maji” në Tiranë në një objekt në ndërtim. Sipas policisë, materiale inertesh ranë nga lartësia e pallatit duke zënë poshtë punëtorin e objektit, V.L., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




