Nga Gazeta Si- Qeveria ka deklaruar se nuk do të vendoset te zbatohet çmimi i ri për abonentët familjarë as për nëntorin, pavarësisht se Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka vendosur që të zbatohet për dy muajt e fundit të vitit.
Por ministrja e Energjisë, Belinda Balluku me anë të një statusi në rrjetet sociale po jep sinjale se qeveria pritet të marrë vendim përfundimtar për aplikimin e çmimit të ri për fashën mbi 800 kilovat në muaj për abonentët familjarë në varësi të situatës hidrike. “Faturimi i energjisë nis pas javës së 1 të muajit. Me një situatë jo të mirë hidrike, kur niveli i Fierzës është më pak se 268m, por me pritshmëri për prurje më të mira në vazhdim dhe bazuar në uljen 6.2% të konsumit, do të analizojmë çdo detaj, para vendimit për fashën mbi 800kwh”, shkruan Balluku. Sipas zëvendëskryeministres vendimi tashmë është në dorën e qeverisë.
Reagimi i saj erdhi pas qëndrimeve të opozitës që deklaronte se nga nëntori do rritej çmimi energjisë për abonentët familjarë. ERE ka vendosur që mbajë në fuqi vendimin që u pezullua nga qeveria me rritje me 42 lekë kilovat për abonentët familjarë që konsumojnë mbi 800 kilovat në muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.